Emri: Ilir XHAKOLLI
Pozicioni: Kryetari Bashkise
Info
Ilir Xhakolli është Kryetar i Bashkisë Pogradec. Ai ka lindur në Pogradec, më 25 shtator 1962. Pasi përfundoi studimet e mesme pranë gjimnazit “Muharem Çollaku” në qytetin e Pogradecit, ai ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë. Pas përfundimit të studimeve Z. Xhakolli do të mbante funskionin e Kryetarit të Kontrollit dhe Shef Finance në Ndërmarrjen Tregëtare Pogradec si edhe Zv/Shef i Seksionit të Tregëtisë në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit Pogradec. Më pas nga viti 1991 deri 1992, ai bëhet pjesë e Sistemit Tatimor Shqiptar.
Nga viti 1992 deri në vitin 2005 ai transferohet në Sistemin Doganor. Nga viti 2005 ai shkëptuet për një përiudhë 8 vjeçare nga administrata shtetërore dhe deri në vitin 2013 ushtron aktivitet në fushën e biznesit. Në vitin 2013 ai propozohet nga baza e Partisë Socialiste dhe kandidon për të qenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë ku përfaqësonte rrethin e Pogradecit. Z. Xhakolli do të rizgjidhej sërish më pas deputet në zgjedhjet e 2017-ës, sërish duke përfaqësuar rrethin e Pogradecit. Gjatë kohës që ushtronte funskionin e deputetit Z. Xhakolli do të ishte pjesë e Komisionit të Integrimit dhe anëtar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financës. Ai do ta ndërpriste mandatin e tij të deputetit në mes, pasi në 2019-ën, propozohet për të qenë kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Pogradecit në zgjedhjet e 30 qershorit. Tashmë prej datës 16 gusht 2019, ai mban detyrën e Kryetarit të Bashkisë Pogradec.
Kontaktet
Email ilir.xhakolli@bashkiapogradec.gov.al