Emri: Entela Gusho
Pozicioni: Nenkryetari Bashkise
Info
Entela Gusho është N/Kryetare e Bashkisë Pogradec që prej shtatorit të vitit 2019.
Lindur më 28 korrik 1965, në Pogradec.
Pasi përfundoi Shkollën e mesme të përgjithshme në Pogradec, në vitin 1983, filloi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti “Histori- Filologji “, në departamentin e Historisë dhe u diplomua në vitin 1987.
Po këtë vit emërohet si Specialiste e Arkivit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Tiranë, Dega Pogradec.
Pranë kësaj Drejtorie në periudhën 1987 -1988 ndoqi Kursin e specializimit për “Arkivistikë” dhe në vitet 1988-1990, studimet 2 vjeçare pas Universitar, Dega Arkivistikë.
Në vitin 2001 specializohet në Paris duke ndjekur studimet në “Stage Technique International D’Archives”, Ministère Culture Comunication, Direction des Arshives de France (Paris).
Karriera e saj profesionale ka qënë për 33 vite, në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave Tiranë.
1987-2002; 2006-2010; 2014-2018 -Specialiste Arkivi;
2002-2006: 2010-2014 – Drejtore në Drejtorinë Rajonale e Arkivave Vendore Korçë;
2018-2019- Inspektore Rajonale në Qarkun Elbasan, pranë Drejtorisë Përgjithshme të Arkive Tiranë.
Kontaktet
E-Mail: entela.gusho@bashkiapogradec.gov.al
Email: Entela.gusho@gmail.com
Email: Entela.gusho@yahoo.com