Java e Mobilizimit Europian synon të përmirësojë shëndetin publik dhe cilësinë e jetës përmes promovimit të lëvizshmërisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm urban. Fushata u jep njerëzve mundësinë të eksplorojnë rolin e rrugëve të qytetit dhe të eksperimentojnë me zgjidhje praktike për të trajtuar sfidat urbane, siç është ndotja e ajrit.
Drejtoria e Turizmit, Kulturës dhe Rinisë planifikon të organizojë disa aktivitete në kuadër të kësaj jave nga data 16 shtator -22 shtator 2020.
1. Shpërndarja e broshurave me mesazhe sensibilizuese për një qytet sa më të pastër, si dhe nxitja në reduktimin e përdorimit të qeseve plastike.
2. Video mesazh për rëndësinë e EMW
3. Pedalim me biçikleta (Dita pa makina)
Data & Ora: 22-09-2020 00:00
Vendi Eventit: Qendër
Vendndodhja ne Harte