
Me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, Drejtoria e Turizmit, Trashëgimisë Kulturore dhe Rinisë organizoi edicionin e parë të ekspozitës fotografike që solli në fokus bukuritë natyrore, historike dhe kulturore të Qarkut të Korçës.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i atraksioneve turistike të zonës si dhe nxitja për ndërtimin e modeleve dhe paketave rajonale turistike në nivel institucional.
Aktiviteti u përmbyll me ndarjen e çmimeve për fotografitë më të mira, si një vlerësim për pasionin dhe talentin e pjesëmarrësve!
Fituesit e ekspozitës “Udhëtim vizual në zemër të Juglindjes” Falenderojmë fotografin e mirënjohur Feliks Bilani që ishte pjesë e jurisë përzgjedhëse, njëkohësisht edhe QMP Pogradec dhe shoqatën "Unë Gruaja".
Aida Dhefto –
Liqeni i Prespës
Emi Divjaka –
Pogradec
Xhulia Pecani –
Korçë
Urime të tre fotografëve për imazhet e veçanta që sollën bukuritë e juglindjes në qendër të vëmendjes!