“Paris, je t’aime” ishte ekspozita që piktori pogradecar Anastas Kostandini - Taso
çeli në Korçë në 25-vjetorin e krijimit të Aleancës Franceze në këtë qytet.
Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin Ambasadorja e Francës në Shqipëri Znj.Catherine Suard, Prefekti Z. Nertil Jole, Kryetarët e Bashkive Z. Ilir Xhakolli, Z. Sotiraq Filo etj.
Piktori Anastas Kostandini solli përmes ngjyrave një ekspozitë të veçantë nga kujtimet e udhëtimeve të tij në Paris dhe lidhjen shpirëtore që ai ka me Francën, Korçën e Poradecin. Ekspozita mblodhi artdashës korçarë, pogradecarë por edhe më gjerë.