Në prag të festave të 28-29 Nëntorit, Drejtoria e Turizmit, Trashëgimisë Kulturore dhe Rinisë gjatë kësaj jave ka prezantuar pranë shkollave të mesme të qytetit përkatësisht "Gjergj Pekmezi" dhe "Muharrem Çollaku" ekspozitën dokumentare e fotografike "110 Vjet Pavarësi".
Evidentimi i elementëve historikë dhe paraqitja e disa fotove dhe dokumentave të cilat shfaqeshin për herë të parë, ngjallën mjaft interes tek nxënësit dhe të pranishmit në aktivitet.
Mbetet prioritet i yni njohja e brezit të ri me faktet dhe dokumentat të cilët prezantojnë historikun e qytetit tonë.