Nderuam Mitrush Kutelin në 115-vjetorin e lindjes.
Në 115 vjetorin e lindjes së prozatorit, ekonomistit dhe atdhetarit Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli), Pogradeci përkujtoi sot figurën e Tij. Në këtë aktivitet morën pjesë intelektualë, familjarë dhe drejtues institucionesh.
Risollëm në vëmendje jetën dhe veprat e Kutelit si një pasuri e paçmuar për qytetin dhe Shqipërinë, të cilat do të ruhen gjatë ndër breza.
Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Pogradec u bë pjesë edhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e cila realizoi një ekspozitë të veçantë mbi Kutelin, korifeun e letërsisë shqipe.