Këtë 14 Mars shënohet 136-vjetori i çeljes së "Shkollës së Parë Shqipe" në Pogradec, e dyta pas “Mësonjtores” së Korçës. Kjo datë na sjell në vëmendje se Pogradeci ka qenë një qytet i lëvizjes patriotike, luftës për pavarësi, kulturë e dije. Këto përpjekje të mëdha u kurorëzuan me hapjen e shkollës shqipe në Pogradec në 14 Mars 1887 e cila drejtohej nga Koço Sotiri. Në këtë kuadër Bashkia Pogradec organizoi një aktivitet në nderim të kësaj date, njëkohësisht duke respektuar e shprehur mirënjohjen për mësuesit të cilët ndër vite kanë kontribuar në arsimimin e brezave si dhe ata që vijojnë edhe në ditët e sotme.