
2 Mars 1444-2022 plot 578 vite nga Beslidhja e Lezhës, bashkimit të parë politiko-ushtarak shqiptar në luftë kundër pushtimit otoman.
Kryetari i Bashkisë Z. Ilir Xhakolli ishte sot pjesë e aktivitetit në Lezhë me ftesë të kryebashkiakut Z. Pjerin Ndreu. Lezha sot ishte qendra e pritjes se kryetarëve të Bashkive dhe Komunave nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Ulqinit.
Në këtë 2 Mars u bënë bashkë të gjithë në një manifestim memorie dhe përulje për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti.
#besëlidhjaelezhës