Sot në fshatrat Kalivaç dhe Potkozhan, Bashkia Pogradec në bashkëpunim me fondacionin CFN Albania, furnizuan me çanta, mjete shkollore dhe veshmbathje 50 fëmijë të kopshtit dhe shkollës, në prag të fillimit shkollor. Të lumtur që jemi duke lehtësuar sadopak këto familje. Ditë më parë u shpërndanë 45 të tilla në fshatrat Alarup dhe Blacë. Ndërsa në total CFN ka ofruar 260 paketa shkollore në Buçimas, Pogradec, Piskupat, Buqezë, Zall Torrë, dhe Hondisht. Të tjera do të shpërndahen në vijim.
#Bashkë
#Solidaritet
#CfnAlbania
#BashkiaPogradec