Në kuadër të festës së 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, këtë vit, Bashkia Pogradec në bashkëpunim edhe me Zyra Vendore Arsimore Pogradec, vlerësuam me certifikata mirënjohjeje mësues në Pogradec, Mokër e rrethina, për kontributin e tyre të vyer ndër vite në arsim, për përkushtimin, profesionalizmin dhe rolin e rëndësishëm në formimin e brezave.
Me punën për dijen, ata kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e arsimit në qytetin tonë dhe meritojnë respektin dhe mirënjohjen e gjithë komunitetit.


































