Një ngjarje e rëndësishme historike, e cila solli paqen mes fiseve në krahinën e Mokrës. Në kuvend morën pjesë fiset Kreka, Kapri e Kullolli nga Goliku, fisi Gjona nga Lakteshi, fisi Baçi nga Çezma e Vogël, fisi Blloshmi nga Bërzeshta, fisi Isufi nga Slatina, fisi Muço nga Trebinja, fisi Ademaj nga Selca e Sipërme, fisi Mane nga Losniku etj. Pjesmarrësit vendosën “besëlidhjen”, ndalimin e gjaqeve deri në mbarimin e luftës. Në foto shtëpia ku në 14 Shkurt 1943 u mbajt Kuvendi i Pajtimit të Gjaqeve në Slabinjë.