Në prag të sezonit turistik ndërmorëm një aksion të gjerë pastrimi për të përmirësuar pamjen dhe mikpritjen e qytetit për vizitorët.
Në këtë aksion u angazhuan ndërmarrjet në varësi të bashkisë, kompani private si edhe nxënës të shkollave të qytetit, të cilët u bënë pjesë e këtij me kontributin e tyre.
Nisëm nga Dogana Qafe Thanë si pika hyrëse prezantuese për turistët e huaj, vijuam përgjatë gjithë aksit nacional Qafë Thanë–Pogradec, si dhe në bregun e liqenit. Aksionet e pastrimit do të vijojnë edhe në një fazë të dytë në mënyrë që gjithçka të jetë gati për sezonin turistik. 
Fatkeqësisht, ndotja më e madhe është konstatuar përgjatë aksit Qafë Thanë-Pogradec, rreth 22 km i gjatë, ku mbetjet shpesh hidhen nga drejtues automjetesh pas konsumit direkt nga xhamat e makinave.






