Në Lin dhe Kala, ku vijuam aksionin e gjerë të pastrimit, këtë herë edhe me angazhimin e institucioneve të tjera vendore, Forcave të Armatosura, punonjësve të shërbimeve publike, administratës dhe nxënësve të shkollës së Linit.
Aksioni u përqendrua përgjatë vijës liqenore dhe shtigjeve turistike, duke kontribuar në ruajtjen, pastrimin dhe promovimin e një prej destinacioneve më të bukura të Pogradecit.
Falenderim për të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij angazhimi qytetar. Të tilla nisma nuk janë vetëm punë konkrete në terren, por edhe një mesazh i fortë ndërgjegjësimi për të mbrojtur mjedisin tonë dhe për të mos hedhur mbetje në mënyrë të pakontrolluar.
Do të vijojmë me aksione të tilla edhe në ditët në vazhdim, në zona të tjera dhe site me rëndësi turistike e kulturore.










