Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Drejtoria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Trashëgimisë Kulturore organizoi aktivitetin " Përtej mureve të muzeut".
Ky aktivitet kishte në vëmendje promovimin e Trashëgimisë Kulturore, duke u fokusuar te
objektet kulturore materiale të gjendura në Muzeun Historik të Pogradecit, por tashmë të risjella në një formë tjetër. Risi e këtij aktiviteti është formati në të cilin ai u zhvillua, pra të rinjtë patën mundësi t’a njohin muzeun jo vetëm duke e vizituar personalisht atë,
por edhe në mënyrë virtuale përmes digjitalizmit të objekteve që ndodhen të ekspozuara në të.
Qëllimi i aktivitetit " Përtej mureve të muzeut" qëndron gjithashtu në nxitjen e interesit te publikut për të njohur dhe vizituar nga afër muzetë, si dhe nxjerrja në pah e potencialit të qytetit të Pogradecit në zhvillimin e turizimit kulturor.
Ky aktivitet u organizua nga Bashkia Pogradec me mbeshtetjen nga:
#IADSA #mfe #BashkiaPogradec #DitetKulturore