Me datë 13. 10. 2020 Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Rumanisë, z. Mircea PERPELEA, i shoqëruar nga Dr. Kopi KYÇYKU, Nderi i Qarkut Korçë dhe z. Dhimitër TANELLARI, Përfaqësues i Komunitetit Arumun në Pogradec, vizituan Bashkinë Pogradec në përmbushje të Agjendës së mëposhtme:
Takim Pune me Përfaqësues të Bashkisë Pogradec në kuadër të projekteve të përbashkëta rumuno- shqiptare. Ai u prit në takim nga Zv/Kryetarët znj. Entela Gusho, z. Paskalino Ziko, Këshilltarët z. Andi Kosta dhe z. Artin Halili dhe Drejtoresha e Rinisë, Turizmit, Kulturës znj. Loridela Beqari. Në takim u diskitua rreth bashkëpunimeve të ndërsjellta në fushën e kulturës dhe turizmit midis vendeve deri tek binjakëzimet me Bashki homologe Rumani. Aktivitetet dhe bashkëpunimet artistiko-kulturore ishin parashikuar edhe për këtë vit, por ato nuk u realizuan për shkak të pandemisë. Më pas takimi vijoi me.
Promovim i Librit
“MIQËSI NËPËR KOHËRA
Përbashkësi rumuno-shqiptare”
me autorë
z. Mircea PERPELEA
z. Marcel N. POPESCU
Takimi promovues u zhvillua në Sallën e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, Bashkia Pogradec. Në Takim morën pjesë përfaqësues të Bashkisë Pogradec dhe anëtarë të komunitetit arumun.
Gjatë Takimit u bashkëndanë mesazhe mbi Harmoninë ndër-njerëzore, mirëkuptimin dhe miqësinë e ndërsjellë rumuno-shqiptare.
Një Akt simbolik i miqësisë rumuno-shqiptare ish dhurimi nga ana e Shkëlqesisë së Tij, Ambasadorit të Rumanisë në Shqipëri, i një seti librash Biblikotekës “Mitrush Kuteli” Pogradec.