Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Republikës së Austrisë, Dr. Christian Steiner, Drejtuesja e Bashkëpunimit Austriak në Tiranë, znj. Simone Ungersböck dhe Përfaqësues të Personelit të Ambasadës së Republikës së Austrisë në Tiranë, u pritën sot në një Takim Kortezie nga ana e Kryetarit të Bashkisë Pogradec, z. Ilir Xhakolli, dy nënkryetarët, znj. Entela Gusho dhe z. Bledi Çomo dhe Anëtarët e Kabinetit pranë Kryetarit të Bashkisë Pogradec.
Gjatë Takimit, Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Republikës së Austrisë, Dr. Christian Steiner theksoi qëndrimin e palës austriake pro çeljes së negociatave me Shqipërinë në kontekstin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, evidentoi prezencën austriake në projekte zhvillimi kryesisht në fushën e qeverisjes dhe forcimin e shtetit ligjor, projekte tashmë të realizuara, përkatësisht “One-stop-shop” dhe “Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Pogradec”, e cila u inagurua sot, inkurajoi bashkëpunimet ndërkufitare në kuadër të Thirrjeve Strategjike për Projekte nga Bashkimi Evropian dhe shprehu vullnetin e mirë për bashkëpunim të ndërsjellë.