
Bashkia Pogradec kremtoi 90-vjetorin e Bibliotekës “Mitrush Kuteli”, një institucion me histori të pasur dhe kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e leximit dhe kulturës në komunitet.
Aktiviteti solemn u zhvillua pranë Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet qendrore dhe lokale, Akademia e Shkencave, shtëpi botuese, dhe dashamirës të librit.
Gjatë eventit u prezantua historiku i bibliotekës, rrugëtimi 90-vjeçar dhe vlerat që përfaqëson emri i shkrimtarit të madh Mitrush Kuteli si dhe u ndanë certifikata vlerësimi për ish-punonjës, lexues të grupmoshave të ndryshme dhe shtëpitë botuese.
#BibliotekaMitrushKuteli #90VjetBibliotekë #Kulturë #Libri #Lexim #Trashëgimi #MitrushKuteli