Përfaqësues nga Shërbimi Social dhe Mekanizmit të referimit të dhunës nga Bashkia Divjakë zhvilluan një vizitë studimore në Bashkinë Pogradec, si një prej bashkive me shumë eksperiencë pune në drejtimin e Mekanizmit të Referimit të Rastit (që në vitin 2008) dhe me një numër rastesh të mirëkoordinuara e me shërbime mbështetëse të specializuara të vëna në funksionim prej vitesh tashmë. Ky aktivitet, organizohet me mbështetjen e UNDP Shqipëri në bashkëpunim më Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë. Qëllimi i vizitës ishte bashkëndarja e punës në dy bashkitë respektive dhe rasteve të trajtuara si edhe çfarë duhet përmirësuar edhe më tej në vazhdim.