Nën masat kundër pandemisë COVID-19 u zhvillua këtë të shtunë në Pogradec Ceremonia përkujtimore e ngritjes së Flamurit Kombëtar më 28 Nëntor 1912 në Vlorë nga Ismail Qemali ku u bë dhe shpallja e pavarësisë së vendit. Pjesë e ceremonisë përkujtimore ishte Kryetari i Bashkisë z. Ilir Xhakolli, Kryetari i Këshillit z. Sotiraq Mangëri, N/Prefekti z. Luan Maxhari, Kryetari i Orgsnizatës së Lanç Pogradec z. Bedri Mokrëri, përfaqësues nga Organizata e Dëshmorëve etj. Ceremonia e shkurtër përcolli mesazhin e atdhedashurisë dhe nderimet më të larta për të gjithë heronjtë që shpallën mëvetësinë e Shqipërisë. Lavdi gjakut të Dëshmorëve, ta gëzojmë Shqipërinë me shpresën se ditë më të mira do të vijnë për popullin shqiptar.