Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore
Mënyra më e mirë për t'i njohur fëmijët me trashëgiminë kulturore dhe arkeologjike është që ti bëjmë sa më të prekshme për ta.
Sot në Muzeun Historik të qytetit çdo fëmijë ishte "Arkeolog". Ata patën mundësinë të improvizojnë gërmimet arkeologjike, gjetjen e objekteve, pastrimin e tyre dhe vendosjen në Muze. Një proces sa interesant aq edhe informues, pasi në këtë formë edhe marrja e informacionit është argëtuese.