Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore
Foto e përkrenares e cila i përket periudhës së mbretit ilir Monun, shekulli III-të para Krishtit, realizuar nga arkeologu gjerman Norbert Franken. Sipas të dhënave kjo përkrenare është gjetur në rrethinat e Liqenit të Ohrit nga arkeologët e ushtrisë austro-hungareze gjatë Luftës së Parë Botërore dhe u dërgua në Berlin. Kjo lidhet edhe me vendprehjen e mbretit ilir Monun e cila mendohet të jetë Selca e Poshtme, aty ku gjendet dhe një reliev i gdhendur me pothuajse të njëjtën pamje.
Për dijeni, dita e sotme simbolizon një akt sublim i cili lidhet me 29 shtatorin e vitit 1916 dhe ka të bejë me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Tre ushtarakë shqiptarë Kamber Bënja, Bexhet Manastirliu dhe Abaz Taushani, të cilët ishin pjesë e ushtrisë austro-hungareze, u pushkatuan pasi donin të mbronin vjedhjen dhe dergimin në muzetë europianë të objekteve arkeologjike të parkut të Apollonisë.
Muzeu i Antikuareve, Berlin.
Nga Ledjan Zeqollari.