- Galeria e Artit -
U çel ekspozita fotografike me titull “Pogradeci në Celuloid”. Ekspozita u çel në praninë e kryetarit të Bashkisë Pogradec z. Ilir Xhakolli, Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Deputetit të Pogradecit z. Eduart Shalsi, duke respektuar rregullat e pandemisë me pjesëmarrje të kontrrolluar me jo më shumë se 10 persona. Është një ekspozitë me foto shumë interesante dhe artistike, të realizuara nga fotografë të huaj, antropologë, ushtarakë, misionarë apo studiues si Josef Szekely, Giuseppe Massani, Hugo Berantzik etj, realizuar në Pogradec kryesisht në periudhën 1917 - 1947.
Shumica prej fotove publikohen për herë të parë dhe paraqesin interes të veçantë për publikun.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur si më poshtë:
Data: 27.11.2020 - 12.12.2020
Vendi: Galeria e Artit
Orari i vizitave: 10:00 - 13:00 dhe 17:00 - 19:00
Mirë se të vini!