
U zhvillua me sukses Edicioni i II i Festivalit të Koranit, aktivitet që bashkoi qytetarë, turistë dhe dashamirës të kuzhinës tradicionale pogradecare.
Në kuadër të këtij festivali, liqeni po pasurohet këtë vit me rreth 1.8 milionë rasatë korani, duke garantuar mbrojtjen e kësaj specieje të rrallë dhe endemike.
Festivali u shoqërua me panairin e gatimit të tavave të koranit nga shefat vendas, degustime për vizitorët e shumtë, si dhe një koncert madhështor që mblodhi mijëra qytetarë në Odeonin e qytetit.
Një moment mjaft interesant ishte konkursi për tavën më të mirë të koranit, ku master shefi Arian Cekaj dhe juria vlerësuan autenticitetin e gatimeve si një nga elementët kryesorë që sjell vizitorët në Pogradec.
Fituesit e konkursit ishin:
Restorant Rosa e Tymosur
Restorant Toka
Restorant Shtëpia e Vjetër
Kryetari i Bashkisë Pogradec z. Ilir Xhakolli dje Prefekti z. Nertil Jole theksuan mbështetjen e çdo nisme që promovon turizmin, kulturën, traditat dhe pasuritë e liqenit tonë, duke e kthyer qytetin në një qendër të gjallë të ngjarjeve kulturore e kulinare.