
Me iniciativën e Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me Qendrën Multifunksionale Pogradec, Komunën Strugë, Komunën Ohër, Bibliotekën Publike "Mitrush Kuteli", Bibliotekën "Vëllezërit Miladinovci" Strugë dhe Bibliotekën Kombëtare "Grigor Prliçev" Ohër, më 19 shtator 2025, në Pogradec u mbajt Edicioni i parë i Festivalit të Poetëve Bregliqenorë, Pogradec–Ohër–Strugë.
Në këtë aktivitet kulturor interpretuan krijimet e tyre 17 poetë bregliqenorë, duke sjellë emocione dhe vlera të reja në letërsinë dhe artin poetik të tre qyteteve.
Festivali ka për qëllim promovimin e poetëve të njohur dhe të rinj, poezitë e të cilëve do të përmblidhen në një Antologji Digjitale, si dhe promovimin e qyteteve ku do të organizohet ky event kulturor. Në vijim, edicionet pasuese do të mbahen në qytetet Ohër dhe Strugë.
Fjala përshëndetëse për të ftuarit u përcoll në emër të Kryetarit të Bashkisë Pogradec, z. Ilir Xhakolli, nga zv/Kryetarja e Bashkisë Pogradec, znj. Entela Gusho.