Këtë të mërkurë (08,09,2021) në Galerinë e Artit pranë Qendrës Kulturore "Lasgush Poradeci", artdashësit pogradecarë patën mundësi të ndiqnin ekspozitën me punime të piktorëve nga Shqipëria, Kosova dhe disa vende të Europës në kuadër të Kolonisë Ndërkombëtare të Artit Figurativ "Pogradeci Art Colony 2021". Tashmë Pogradeci është një nga qytetet kryesore të piktorëve nga e gjithë bota i cili frymëzon çdokënd. Këtë vit kolonia ishte në edicionin e 12-të saj. Piktorët pjesëmarrës me ftesë të Sajmir Ahmetit u shprehën entuziastë për qëndrimin e tyre në Pogradec, ndërsa shtuan se tashmë ky qytet është i listuar për t'u vizituar gjithmonë nga ata. Kolonia është një event që organizohet nga shoqata 'Antik' në baahkëpunim me Qendrën Kulturore "Laagush Poradeci" dhe mbështetjen maksimale të Bashkisë Pogradec.
Ekspozitën mund ta vizitoni deri në datën 12 Shtator, në oraret: 10:00 - 14:00 dhe pasdite 18:00 - 20:30.