
Sot startoi Java Europiane e Lëvizshmërisë, me temë " Lidhjet më të Mira" e cila synon promovimin e produkteve ekologjike, guidave, nxitjen për përdorimin e transportit publik, biçikletave dhe ecjen në natyrë.
Në kuadër të kësaj jave sot realizuam një guidë në fshatin turistik të Linit, të rinjtë u njohën me anën historike të fshatit por gjithashtu edhe me agroturizmin e zonës.
Ata dhanë edhe kontributin e tyre duke pastruar zonën nga mbetjet plastike të hedhura në zonë.
Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Shoqatën
"Unë Gruaja"