Pogradeci shkruan histori në volejbollin e femrave!
Pas fitores së Kupës së Ligës “Gjergj Kastrioti”, vajzat pogradecare fitojnë edhe Kupën e Republikës, duke mposhtur Tiranën 3–2 në një finale plot emocione.
Pas pesë seteve të luftuara deri në fund, skuadra e drejtuar nga trajneri Bensik Lisha triumfon, duke sjellë për herë të parë këtë trofe në Pogradec.
Një tjetër sukses historik për volejbollin pogradecar dhe tani sytë janë drejt titullit kampion të Siperligës.



