Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me Fondacionin “Nehemiah Gateway” këtë të Enjte Kryetari i Bashkisë Pogradec, Z. Iilir Xhakolli priti në një Takim pune Deputetin Gjerman Z. Johanes Seele njëkohsisht edhe anëtar i Bordit Këshillimor të Fondacionit, Z. Arnold Geiger, Kryetari i Bordit Mbikqyrës në Fondacionin “Nehemiah Gateway”, Znj, Mischelle Mann, Drejtore Ekzekutive e “Nehemiah Gateway” në SHBA, Znj, Anke Neuzerling, Kryetare e Bordit Këshillues e Fondacionit në Gjermani, njekohësisht edhe gazetare në mediat gjermane si edhe Znj. Manjola Kamolli Zv/Drejtore Ekzekutive e “Nehemiah Gateway” në Pogradec.
Në takim u fol për kontributin 30 vjecar të Fondacionit në Pogradec si edhe bashkëpunimin e deri tanishëm me institucionet lokale e qëndrore.
Z. Xhakolli e vlerësoi Fondacionin si një aset të rëndësishëm për Pogradecin, sidomos për punën që është duke realizuar në edukimin e brezave apo edhe te programet sociale dhe humanitare që kanë realizuar në Pogradec.
Të pranishmit vlerësuan punën e bërë deri më tani për zhvillimin e Pogradecit dhe shprehën gatishmërine e tyre për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin dhe mbështetjen kryesisht në fushën e edukimit, trajnimit profesional, turizmit, kulturës dhe rinisë.