CFN Albania prej vitesh funksionon në Pogradec si një fondacion humanitar duke qenë pranë familjeve në nevojë në rrethin e Pogradecit. Me kontribut të lartë vit pas viti në veçanti në periudhën e tërmetit dhe pandemisë. Kryetari i Bashkisë z. Ilir Xhakolli teksa vizitoi zyrat qendrore të fondacionit në Buçimas i shprehu vlerësimet maksimale Pastorit Mentor Rama për punën e bërë ndër vite dhe bashkëpunimin me Bashkinë për të qenë pranë familjeve nevojtare. Vetëm në këtë periudhë Krishtlindjesh janë shpërndarë mbi 900 pako me dhurata për fëmijët në rrethin e Pogradecit. Bashkëpunimi në të ardhmen do të vazhdojë edhe në fusha të tjera.