Urimet më të mira për 150 nxënësit e shkollave 9 vjeçare publike dhe jopublike të Pogradecit për rezultatet e shkëlqyera në këtë vit të vështirë. Jemi plotësisht të bindur se po rritet një brez i cili do të sjellë më të mirën për qytetin dhe vendin. Për t'i stimuluar edhe më shumë për rezultatet e tyre, Bashkia Pogradec dhe Qendra Arsimore pranë saj, vlerësuan me Çertifikata këta fëmijë për këto rezultate spektakolare. Të bindur se kemi shumë për të bërë për arsimin, sidomos për infrastrukturën e shkollave. Inkurajojmë të gjithë fëmijët edhe ata me rezultate më të ulta, të punojnë fort pasi vetëm kështu nderojnë veten, familjen dhe zonën. Me urimin se viti që po lëmë pas do shënojë edhe fundin e pandemisë, sfida dhe punë më të mira na presin përpara.