
Më 13 shtator 1907 lindi në Pogradec Dhimitër Pasko, i njohur me emrin letrar Mitrush Kuteli (1907–1967).
Shkrimtar, ekonomist dhe përkthyes i shquar, një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë shqiptare të shekullit XX. Proza e tij është e veçantë për gjuhën e pasur, stilin poetik dhe përshkrimin e jetës shqiptare me një realizëm të thellë, shpeshherë të ndërthurur me elemente të mitit dhe legjendës.
Vepra të njohura të tij janë:
Net shqiptare (1942)
Ago Jakupi (1943)
Kapllan Aga i Shaban Shpatës (1944)
Këngë e brishtë (përmbledhje poetike)
Mitrush Kuteli la një trashëgimi të vyer letrare dhe përkthime të shumta nga letërsia botërore, duke sjellë në shqip autorë klasikë e modernë.
Momente nga aktiviteti i mbajtur sot në përkujtim të figurës së Kutelit.