
Shumë i lumtur të shihja mijëra vizitorë vendas dhe të huaj, në një festë ku tradita, mikpritja dhe bukuritë e zonës sonë shpalosen me krenari.
Nga gatimet tradicionale, tek këngët, vallet mokrare, panairet, sportet e aventurës deri tek ekspozitat, kjo festë tregoi edhe një herë se sa e pasur është trashëgimia kulturore mokrare.
Hapja e aksit Qukës–Qafë Plloçë këtë vjeshtë,do të hapë një faqe të re zhvillimi për fshatrat dhe agroturizmin e Mokrës. Kjo rrugë do ta bëjë zonën edhe më të aksesueshme dhe tërheqëse për vizitorët, duke sjellë më shumë mundësi për banorët dhe ekonominë e tyre.
Falënderoj të gjithë ata që kontribojnë çdo vit, duke e kthyer këtë festë në një ngjarje që na bën krenarë të gjithëve.
Bashkia Pogradec është e angazhuar maksimalisht për të promovuar dhe nxitur investimet në sektorin e turizmit malor dhe agroturizmit, duke e kthyer këtë pasuri të jashtëzakonshme në motor zhvillimi për të ardhmen e të gjithëve.