Momente nga aktiviteti “Autobiografia ime në prozë të gjatë dhe dramë” me autor Namik Dokle. Takimi ishte një dialog i hapur mes autorit dhe lexuesit sa i takon krijimtarisë letrare, vecanërisht krijimeve më të fundit letratre të autorit. Përvec vlerësimit për mirëpritjen në Bashkinë Pogradec, zoti Dokle shpalosi rrugëtimin e tij të gjatë në kohë si edhe bashkënbdau me lexuesin përjetime gjatë procesit të të shkrurarit. I pranishëm në aktivitet Kryetari i Bashkisë z. Ilir Xhakolli krahas falenderimit dhe mirëseardhjes u shpreh se me z. Dokle e lidh një miqësi e hershme, prandaj prania e tij në Pogradec është një vlerësim i dyfishtë për të dhe qytetin. Si një personalitet letrar i dyzuar mes prozës së gjatë dhe dramës, autori Dokle ka ditur të ruajë raportin midis asimilimit dhe mosasimilit letrar në këto dy gjini të të shkruarit.
I urojmë suksese të mëtejshme autorit në krijimtarinë e tij!