Festivali i Kukullave "Xinxifilo" është rikthyer nga Bashkia Pogradec pas 5 vitesh ndërprerje. Qendra Kulturore "Lasgush Poradeci" dhe stafi i saj prej muajsh kishin nisur përgatitjet për ceremoninë e çeljes dhe 4 ditët e shfaqjeve. Në këtë edicion marrin pjesë trupat teatrore të Tiranës, Vlorës, Beratit, Elbasanit, Korçës dhe Pogradecit. Edhe pse ndër vite ka qenë mjë festival ballkanik, pandemia nuk krijoi kushtet e përshtatshme këtë vit për të ribashkuar trupat teatrore. Festivali do të qëndrojë i hapur deri në dt 20 qershor. Shfaqjet do të jenë 2 herë në ditë paradite në orën 10:00 dhe pasdite në orën 19:00. Mbrëmja e parë krahas ceremonisë në Odeon, nisi me Pogradeci. "Tre fluturat" me autor Sotiraq Gushon u shfaqën në mbrëmjen e parë për voglushët. Festivali rikthehet si pjesë e programit veror 100 ditë në Pogradec.