Orë informuese në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës dhe Diskriminimit. Zyra Kundër Dhunës në Familje dhe Barazisë Gjinore, zyra e Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve si dhe Qendra Rinore, organizuan me nxënësit e klasave të teta dhe të nënta të shkollës Gjok Shqiptari, nën masat e rrepta të protokollit të COVID-19, një aktivitet ndërgjegjësues dhe informues për parandalimin e dhunës në familje dhe mes të rinjve.
Nga ana e specialistëve, punohet çdo ditë për trajtimin e rasteve të denoncuara dhe ka dhjetra raste suksesi.