Periodikisht angazhohemi për të pastruar aksin nacional Qafë Thanë-Pogradec nga i gjithë pisllëku që dikush i cili udhëton me makinë në këtë rrugë për të mos prishur rehatin e vet, apo për të mos mbajtur deri në koshin më të afërt, i hedh ato kuturu, ku të mundet. Një punë e lodhshme në mot me shi e cila për rezultat kishte të paktën tre kamionçina me letra, bidona, kanaçe dhe mbetje të tjera. Ne do vijojmë të bëjmë detyrën tonë për të pastruar, por ju drejtues mjetesh duhet të filloni të silleni si qytetarë europianë. Pogradeci ka një nga rrugët panoramike më të bukura në rajon e cila kurrsesi nuk duhet ndotur në këtë formë.