Keshilltari Kulturor dhe Kooperimit pranë Ambasadës Franceze në Tiranë, u prit sot në Bashkinë e Pogradecit nga N/Kryetari z. Bledi Çomo, N/Kryetarja znj. Entela Gusho, Këshilltari për Marrdhëniet me Jashtë z. Andi Kosta, Drejtoresha e DRTK znj. Loridela Beqari, pjesë e takimit ishtie edhe Aleanca Franceze në Korçë.
Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të çeljes së Ekspozitës “Në lindje në luftë pa fund 1918-1923” por njëkohësisht edhe për të përforcuar më tej bashkëpunimin e gjithanshëm midis ambasadës Franceze në Shqipëri dhe Bashkisë Pogradec sikundër me Aleancën Franceze në Korçë.
Ky bashkëpunim fukusohet në shkëmbimet kulturore, sportive dhe artistike, me përparësi në mundësinë e zhvillimit të prezantimit të trashëgimisë kulturore apo mundësive që ofron zhvillimi i mëtejshëm i turizimt në rajonin tonë. Në këtë kuadër janë publikuar botime promovuese dhe guida turistike të Pogradecit, tashmë edhe në gjuhen frënge, që do te vijnë së shpejti në versionin elektronik gjithashtu.