![](https://bashkiapogradec.gov.al/ngarkime/njoftimet/foto/180920202332-img-20200918-144339.jpg)
Kryetari i Bashkisë Z. Ilir Xhakolli priti në një takim informal përfaqësues të Komunës Ferizaj nga Kosova. Në këtë takim u diskutua për një sërë bashkëpunimesh në të ardhmen dhe shkëmbimesh kulturore. Diskutimet u fokusuan jovetëm në vizitat e përbashkëta nga krerët e institucioneve vendore, por edhe aktivitete të përbashkëta artistiko-kulturore mes tyre. Së shpejti Bashkia Pogradec do të rikthejë edhe Festivalin e Kukullave ku shumë qytete nga Kosova por jo vetëm bëheshin pjesë e tij. Në fjalën e tij Z. Xhakolli tha se krahas aktiviteteve, është shumë e rëndësishme që qytetarët e Ferizajt apo gjithë Kosovës të vijnë në Pogradec në verë dhe anasjellltas,,shqiptarët e Shqipërisë të jenë në Kosovë në dimër, pasi në këtë mënyrë forcohet edhe ekonomia e dy vendeve.