
Shumë i lumtur që artisti beratas Arben Golemi solli në Pogradec ekspozitën e tij "Scratched Image" një ekspozitë plot kolorite dhe mjaft dinjitoze nga një artist po aq dinjitoz. Jam shumë i lumtur edhe me faktin se asnjë artist nuk i reziston dot Pogradecit për të ekspozuar punët e tyre. Faleminderit Beni për këtë ekspozitë kaq të bukur në galeri, e cila vlen të vizitohet!