Sot Kryetari i Bashkisë Pogradec Z. Ilir Xhakolli bashkë me Ministrin e Shtetit dhe Sipërmarrjes Z. Eduard Shalsi dhe përfaqësues të ADISA inaguruan ambjentet e reja të shërbimeve me një ndalesë në Bashkinë Pogradec. Krahas sporteleve për kërkesë-ankesat pjesë e këtij ambjenti të ri, janë edhe specialistët nga drejtoritë e ndryshme dhe 2 sportele të Adisa për shërbimet online në E-Albania. Qindra shërbime qendrore dhe vendore tashmë ofrohen nëpërmjet këtyre sporteleve, duke shmangur sorollatjet nëpër zyra të ndryshme dhe duke shërbyer brenda të gjitha afateve ligjore për çdo qytetar. E gjithë vemendja për qytetarët dhe kjo tashmë është mëse e prekshme për të gjithë.
#BashkiaPogradec
#Adisa
#VemendjatekJu