![](https://bashkiapogradec.gov.al/ngarkime/njoftimet/foto/200220241045-424638476-802312125264657-126943752310642683-n.jpg)
215 fidanë të rinj pishë e zezë, akacie dhe blir u mbollën në javën që lamë pas nga Drejtoria Pyjore Pogradec në bashkëpunim me nxënës të shkollave në zonën e Kalasë, Proptisht, Velçan dhe Trebinjë.
Ndërkohë 1500 fidanë të rinj u mbollën në bashkëpunim me Zonat e Mbrojtura dhe kompaninë 2T në kodrat e rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Fushata e mbjelljeve të reja vijon.