Sot në Çerravë, Drejtori i Kadastrës Shqiptare z. Artan Lame bashkë me Ministrin e Shtetit dhe Mbrojtjes së Sipërmarrjes z. Eduard Shalsi dhe kryetarin e Bashkisë z. Ilir Xhakolli njoftuan mbylljen e proçesit të legalizimit të kësaj njësie administrative.
Mbyllja e këtij proçesi i hap rrugën proçesit tjetër po aq të rëndesishëm, pajisja me çertifikatë pronësie për tokat të marra me ligjin 7501. Ndërkohë që shumë shpejt me çertifikata pronësie do të pajisen edhe banorët e fshatit Blacë.
#BashkiaPogradec
#Pogradeciqëduam
#Çdoditëpunë