Šibenik
Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit me Bashkinë Šibenik, Kroaci në fushat ekonomi, turizëm, kulturë si edhe duke synuar hartimin e projekteve të përbashkëta me kontributin financiar të BE-së, Kryetari i Bashkisë Pogradec Z. Ilir Xhakolli, stafi i tij dhe disa sipërmarrës pogradecarë janë duke zhvilluar një vizitë pune ku janë takuar me Kryetarin e Bashkisë Šibenik Z. Źeljko Burić dhe stafin e tij. Bashkëpunimi është mundësuar nga Ambasadori shqiptar në Kroaci Z. Riza Poda.
Në takime po diskutohen bashkëpunimet e ndryshme në fushat e sipërpërmendura, por me vëmendje të veçantë në ekonomi dhe përftimi i fondeve të BE. Gjithashtu vendosja e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit mes bizneseve të dy qyteteve është një tjetër fokus kryesor. Së shpejti mes dy bashkive do të realizohet nënshkrimi i marrveshjes së bashkëpunimit, e cila do ti hapë rrugën më pas binjakëzimit të dy qyteteve.