Shperndaje
Me Vendim 43 COM 8B.9, Vendim, i marrë në Sesionin e 43-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, të mbajtur në Baku, Republika e Azerbajxhanit, me datë 05 Korrik 2019,
1. Pas shqyrtimit të dokumenteve WHC/19/43.COM/8B, WHC/19/43.COM/INF.8B1 dhe WHC/19/43.COM/INF.8B2,
2. U aprovua modifikimi i rëndësishëm i kufirit propozuar prej Republikës së Shqipërisë mbi Trashëgiminë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi Listën e Trashëgimisë Botërore bazuar në kriteret (i), (iii), (iv), (vii);
3. U adoptua Deklarata e Vlerës së Jashtëzakonshme Universale
Bazuar sa më sipër, Bazilika Paleokristiane në fshatin Lin, Pogradec, pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit, Burimet e Drilonit dhe Tushemishtit, u shpallën Pasuri e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore, të cilat mbrohen nga UNESCO. Peizazhi i mbrojtur tokësor-ujor i Pogradecit shërben si zonë buferike e kësaj Pasurie me Vlera të Jashtëzakonshme Universale.
Për informacion të mëtejshëm, ju lutem klikoni si më poshtë vijon:
UNESCO.org: https://www.unesco.org/en
Natural and Cultural Heritage of the Ohrid region: https://whc.unesco.org/en/list/99/
World Heritage List Decision: 43 COM 8B.9: https://whc.unesco.org/en/decisions/7366/
Shperndaje