Sallë studimi Arkivor në Pogradec!
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave z. Ardit Bido sëbashku me Kryetarin e Bashkisë z. Ilir Xhakolli bënë të mundur hapjen e sallës fizike të studimit të DPA. Tashmë studiuesit do të mund të punojnë prej ditës së sotme në Këndin Arkivor Pogradec njësoj sikur të ishin në sallën e studimit në Tiranë, sepse teknologjia e informacionit, arkitektura e shërbimit që është ngritur tashmë nga DPA dhe procedura rigoroze, mundëson që çdo dosje e kërkuar për shfrytëzim nga studiuesit të dixhitalizohet dhe të hidhet në hapësirën e tij virtuale falas.
#BashkiaPogradec
#ArkivatFrymëzojnë
#ArkivatNovatore