
Me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Muzeu Historik Pogradec prezantoi në ambientet e shkollës “Koli Gusho”, projektin “Arkeologu i Vogël”. Ky projekt, që do ta zgjasë gjatë gjithë vitit shkollor do të zhvillohet me nxënësit e klasave të 3ta, 4ta dhe 5ta të të gjitha shkollave të qytetit të Pogradecit dhe Njësive Administrative. Me anë të tij nxënësit do të njihen më nga afër me fushën e arkeologjisë duke u shndërruar në arkeologë për një ditë.