Projekti Bashki të Forta i cili është duke u implementuar në të gjitha Bashkitë e Shqipërsië ka patur një zbatim tepër të suksesshëm në Pogradec duke dhënë rezultate konkrete në fushat ku fokusohet. Sot Kryetari i Bashkisë Z. Ilir Xhakolli priti në një takim Menaxherin e këtij projekti Z. Norbert Pijls i cili u informua mbi zbatueshmërinë e projektit, punën dhe përbërjen e Këshilli Bashkiak Pogradec sa dhe si ka ndryshuar ofrimi i shërbimeve ndaj qytetarëve, orientimi i investimeve mbi nevojat dhe prioritetet e komunitetit dhe dëgjesat publike për të realizuar një buxhet për komunitetin.
Z. Xhakolli shprehu gadishmërinë se bashkëpunimi i ngushtë do të vijojë për të pasur një qeverisje shumë herë më të mirë dhe transparente. Ndërkohë që Kryetari i Këshillit Z. Sotiraq Mangëri bëri një ekspoze të përbërjes së këshillit dhe mënyrën se si këshilltarët përfshihen për zgjidhjen e problematikave të komunitetit që përfaqësojnë.
Nga ana e tij Z. Pijls tha se në fazën e dytë projekti Bashki të Forta do të ketë edhe më shumë ndërveprim nëpërmjet granteve që do të ofrohen për pushtetin lokal, mbi projekte të ndryshme për të rritur cilësinë e shërbimeve në komunitet.