
Në qytetin tonë u promovua libri i Dr. Refki Peres “Vërçuni në vizionin e kohërave”, një libër me rëndësi që sjell një pasqyrë të gjerë historike mbi fshatin e tij të lindjes, Vërçunin, fiseve dhe trashëgimisë së kulturore.
Ky botim përbën një pasuri për komunitetin dhe është një dëshmi e ruajtjes së identitetit dhe historisë sonë lokale ndër breza.
Bashkia Pogradec përgëzon autorin për punën e çmuar dhe mbështet nisma të tilla që forcojnë lidhjen me fshatrat, historinë dhe traditat e zonës tonë.