Biznesi është partner i Bashkisë Pogradec, mbështesim njëri-tjetrin në zhvillimin e mëtejshëm të Pogradecit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Sot Kryetari i Bashkisë Z. Ilir Xhakolli priti në një takim falenderimi një pjesë të biznesit të madh prodhues dhe përpunues në Pogradec për t'iu shprehur falenderimin mbi punën e tyre ndër vite, mbështetjen ndaj komunitetit dhe punësimin e një numri të konsiderueshëm njerzish. Vazhdojmë sëbashku përpara, një bashkëpunim më të gjerë edhe në prezantimin e programeve të punësimit për orientimin e punë kërkuesëve në sektorin privat dhe në kohën e duhur.